Sport

Ribery: Nuk i frikësohemi Liverpoolit

Descriptive Text

Ylli i Bayern Munichut, Franck Ribery ka folur për ndeshjen e javës së ardhshme përballë gjigantit anglez, Liverpool.

Bayern Munich ka marrë një rezultat pozitiv nga ndeshja e parë në Anfield në kuadër të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, duke barazuar 0-0.

Ndeshja e kthimit mes këtyre dy ekipeve luhet javën tjetër në Allianz Arena dhe Franck Ribery thotë se bavarezët janë të përgatitur për këtë takim dhe se nuk kanë frikë nga kundërshtari, transmeton kp.

“Jemi optimistë dhe ndeshja do të zhvillohet në shtëpinë tonë”, tha Ribery. “Liverpooli e ka një skuadër shumë të mirë, por ne jemi Bayerni. Besojmë në aftësitë tona dhe nuk i frikësohemi atyre”.

“Nëse luajmë bashkë dhe luftojmë, kemi mundësi të kalojmë në çerekfinale. Është një mundësi shumë e mirë”, deklaroi ai.