Paraqitja impresive e Ajaxit kundër Real Madridit me gjasë do të kontribuojë në shpërndarjen e vetë skuadrës holandeze, shkruan AP.
Skuadra holandeze triumfoi 4:1 në udhëtim ndaj Real Madridit, kampionit të Evropës në tre stinorë të fundit, duke arritur në çerekfinale. Por, sërish ka dëshmuar se shumica nga lojtarët e skuadrës janë tepër të mirë për të luajtur në ligën e tyre nacionale, transmeton Koha Ditore.
"Ishte një natë ku çdo gjë shkoi si duhet", ka thënë kapiteni 19-vjeçar i Ajaxit, Matthijs de Ligt, që është duke u kërkuar nga shumë klube të mëdha evropiane.
Pasi të mbarojë ky stinor, Ajaxi me gjasë do të kthehet te "E Ardhmja" - emri i akademisë së famshme të klubit - për të nisur rindërtimin....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)
-
7 mars 2019 14:02
-
Shpërndaje në: