Rënia e Thomas Mullerit, lojtarit me stil të pazakontë

Rënia e Thomas Mullerit, lojtarit me stil të pazakontë

07 March 2019 13:30

I larguar nga përfaqësuesja e Gjermanisë në moshën 29-vjeçare, ka më tepër dhembje për Thomas Mullerin në horizont.

Kur Bayern Muencheni e pret Liverpoolin javën e ardhshme në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve, Mulleri do të shikojë nga tribunat dhe kjo me të drejtë, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Tifozët e futbollit shikuan në ankth në dhjetor, kur Mulleri duke tentuar të ulë poshtë një top të lartë, e goditi në stilin "kung-fu" prapa kokës Nicolas Tagliaficon, në barazimin 3:3 të Bayernit me Ajaxin në fazën grupore. Ishte një lloj ndërhyrjeje që mund t'i japë fund karrierës së lojtarit.

Për fat të mirë Tagliafico shpëtoi pa ndonjë lëndim të rëndë. Muller kërkoi falje publikisht pas ndeshjes dhe kjo në mënyrë të sinqertë. Nga të gjitha akuzat që ndokush mund të bëjë ndaj sulmuesit gjerman, brutaliteti nuk është një prej tyre.

Ishte kartoni i parë i kuq direkt në karrierën e tij, që ishte marrë më tepër nga pakujdesia sesa qëllimi, dhe ai u suspendua për dy ndeshjet e 1/8 së finales kundër Liverpoolit.

Por, disi ajo ndërhyrje ndaj argjentinasit Tagliafico ka përmbledhur problemet e Mullerit që ka kaluar në vitet e fundit. Prekja e tij e topit ka rënë. Derisa dikur stili i tij i pazakontë e bënte të vështirë të ndalej, tash e bën thjesht njerëzor....(Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme