Sport

Për Avdijajn nuk ka skuadra të interesuara

Skuadra holandeze Willem II nuk do ta shfrytëzojë opsionin e rinovimit të kontratës me sulmuesin Donis Avdijaj, i cili në fund të këtij edicioni do të jetë lojtar i lirë.

Mediumet holandeze të mërkurën kanë njoftuar se Willemi nuk ka marrë asnjë ofertë për Avdijajn, i cili prej muajit dhjetor është përjashtuar nga ekipi për mosdisiplinë, transmeton Koha Ditore.

Avdijaj para fillimit të këtij edicioni iu bashkua Willemit dhe në 19 ndeshje shënoi tetë gola e asistoi gjashtë herë.

Ai me këtë ekip ka kontratë deri në fund të këtij edicioni, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.