Behrami i gatshëm për Juventusin

Behrami i gatshëm për Juventusin

06 March 2019 21:33

Mesfushori Valon Behrami është rikuperuar nga lëndimi dhe ka nisur stërvitjet me ekipin e Udineses, kanë njoftuar mediumet italiane të mërkurën.

Ai pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen që Udinese e luan të premten në udhëtim kundër Juventusit (20:30), në kuadër të xhiros së 27-të në Serie A, transmeton Koha Ditore.

Behrami, 33-vjeçar, që këtë edicion është kapiten tek Udinese, ka munguar në tri ndeshjet e fundit kampionale për shkak të lëndimit. Ai pritet të ketë minutazhë ndaj Juventusit, kurse deri më tani ka regjistruar 17 paraqitje kampionale, duke realizuar një gol.

"Behrami është kthyer të stërvitet me grupin dhe do të jetë i gatshëm për duelin me Juventusin", ka shkruar "Tuttomercatoweb".

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme