Sport

Realit s’i ndahen problemet, humbet Viniciusin për dy muaj

Foto: Reuters

Një javë e zezë për Real Madridin.

Fillimisht dy humbjet radhazi nga Barcelona e më pas edhe eliminimin i turpshëm nga Liga e Kampionëve, ku u mundën në Santiago Bernabeu nga Ajaxi me rezultat 1-4.

Por problemet vazhdojnë për Los Blancos, që tani nuk do të mund të llogarisin në talentin brazilian Vinicius Junior, i cili mbrëmë u lëndua dhe u desh të largohej nga fusha qysh në minutën e 35-të.

Në një komunikatë nga klubi madrilen, mësohet se Vinicius ka lënduar ligamentin e gjurit të djathtë.

“Pas testeve në lojtarin tonë Vinicius Jr, ai u diagnostikua me ligament të lënduar”, thotë një raport mjekësor nga Reali.

Për këto lloj lëndimesh kërkohen deri në dy muaj kohë për t’u rikuperuar dhe kësisoj 18-vjeçari do të kthehet vetëm për ndeshjet e fundit të La Ligës.