Man. Utd nuk e vlerëson të pamundur rikthimin

Man. Utd nuk e vlerëson të pamundur rikthimin

06 March 2019 11:04

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, beson se skuadra e tij mund të bëjë një rikthim sensacional dhe të kualifikohet në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Manchester Unitedi të mërkurën mbrëma do të jetë mysafir i Paris Saint-Germainit në ndeshjen e kthimit të 1/8 së finales. Ndeshjen e parë në shtëpi, Unitedi e humbi me shifrat 2:0.

os humbjes së ndeshjes, Unitedi humbi edhe yllin francez Paul Pogba që u ndëshkua me dy kartonë të verdhë. Por prapë Solskjaer është optimist për rikthimin dhe e kaluara e tij e lë të shpresojë, shkruan sot Koha Ditore.

"Ne na duhet të shënojmë golin e parë dhe të qëndrojmë në lojë. Na duhet një plan i mirë. Të gjithë e dinë se mund të bëjmë kthimin, e kemi bërë më herët. Vitin e kaluar Juventusi kishte humbur 3:0 ndaj Real Madridit në ndeshjen e parë dhe më pas kryesoi 3:0 në ndeshjen e kthimit. Parisi humbi ndaj Barcelonës me një rikthim të tillë. Ka shumë skuadra që mund të ndryshojnë rezultatin. Bërja e historisë nuk është motivim, por kualifikimi", ka thënë Solskjaer në konferencë për media të martën.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme