Sport

City – Monaco në histori të “Champions”

Përballja mes Manchester Cityt dhe Monacos në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve ka hyrë në histori të garës më të fortë evropiane.

5 me 3 ishte rezultati përfundimtar në të mirë të “Qytetarëve”, ndërsa ndeshja me tetë gola hyri në histori për numrin e golave më të madh në një ndeshje në ndeshjen e parë eliminuese në Ligën e Kampionëve.

Takimi i dytë i këtij raundi zhvillohet më 15 mars në Monaco.