Sport

Panucci mund ta braktisë Shqipërinë për Romën

Foto: Ilustrim

Di Francesko është në fije të perit dhe vetëm një kualifikim në Portugali ndaj Portos mund ta shpëtojë karrierën e tij te Roma.

Menjëherë mediat italiane kanë bërë aludimet se kush mund të jetë ai që do ta zëvendësojë në rast të një dështimi në Ligën e Kampionëve.

"Sky Sport" ka listuar emrat që mund ta zëvendësojnë.

3 janë pistat më të besueshme, Paolo Soza, i cili më parë ka drejtuar Fiorentinën, Roberto Donadoni dhe i treti është Kristian Panucci i kombëtares shqiptare, transmeton kp. 

Trajneri i Shqipërisë cilësohet si një kandidat i fort për të marrë stolin e ish-ekipit të tij.

Megjithatë ai ka një kontratë me FSHF-në dhe i duhet të zgjidhë atë më parë. Kjo nuk është hera e parë që Panucci lakohet për një kalim te Roma, pasi ka ndodhur edhe më parë, duke parë se çfarë përfaqëson për klubin.