Hetemaj nuk largohet nga Chievo

Hetemaj nuk largohet nga Chievo

05 March 2019 10:21

Përparim Hetemaj ka insistuar se nuk do të largohet nga Chievo, pavarësisht që edicionin e ardhshëm pritet të luajë në Serie B, përcjellin mediumet finlandeze.

Chievo zë vendin e fundit në tabelë me dhjetë pikë, kurse Hetemaj ka kontratë deri në vitin 2020, me mundësi vazhdimi edhe për një vit, transmeton Koha Ditore.

"Kemi pasur një edicion shumë vështirë, por për mua nuk është problem që të luaj edhe në Serie B. Besoj se do të mbetem këtu, pavarësisht ofertave nga ekipet tjera", shtoi Hetemaj, që është pjesë e këtij klubi prej vitit 2011.

Ai këtë edicion ka 20 ndeshje në Serie A.

"E shoh veten te Chievo edhe për dy apo tre vjet dhe pas kësaj ndoshta kthehem në Finlandë për ta mbyllur karrierën", shtoi 32-vjeçari.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme