Sport

Modriq: Ronaldo i mungon shumë Realit

Descriptive Text

Mesfushori kroat, Luka Modriq, ka thënë se Real Madridit po i mungon shumë sulmuesi Cristiano Ronaldo, që gjatë verës kaloi te Juventusi.

Në konferencën për media para ndeshjes së kthimit me Ajaxin në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve, Modriq ka thënë se Ronaldo do t’i mungonte cilësdo skuadër nga e cila do të largohej.

“Sigurisht që Ronaldo do i mungonte çdo skuadre dhe është thuajse e pamundur të gjesh një tjetër zëvendësues me aftësitë e tij. Ajo që ka bërë ai për klubin normalisht që na mungon. Klubi solli lojtarë të rinj, por të dalësh mbi të është e vështirë. Ai shënonte 50 gola dhe nuk mund të gjesh dikë që shënon kaq shumë në këto ditë. Duhet të kishim dikë që të shënonte të paktën 20 gola dhe nuk po përmend emra. Ose duhet të kishte sjellë dy lojtarë që shënojnë 20, 15 apo 10 gola. Problemi ynë është goli”, ka thënë Modriq, transmeton KP.

Në ndeshjen e parë në Holandë, Reali fitoi 2 me 1. Takimi i kthimit zhvillohet të martën në Bernabeu.