Sport

Mourinho e lë të hapur mundësinë e kthimit te Reali

Jose Mourinho ka lënë të hapur mundësinë e kthimit te Real Madridi në fund të sezonit aktual.

Santiago Solari është në prag të shkarkimit nga skuadra mbretërore, teksa thuhet se spanjollit i duhet të fitojë Ligën e Kampionëve për të mbetur në punë.

Reali ka pësuar disa humbje në javët e fundit, është eliminuar nga Kupa e Mbretit e ka mbetur shumë prapa liderit Barcelona në La Ligë.

Mauricio Pochettino i Tottenhamit, Massimiliano Allegri i Juventusit dhe Joachim Low i Gjermanisë raportohet se po konsiderohen nga krerët e Realit.

“Të kthehem në një klub ku kam qenë më herët? Nëse mendoj se është klubi i duhur, struktura e duhur, ambiciet e duhura, nuk kam problem aspak”, ka thënë Mourinho për “beINSPORTS”. “Mendoj se është arsye që të jesh krenar kur një klub ku ke punuar përpara ju dëshiron sërish. Ai është klub ikonik, e dini, ka 13 Liga të Kampionëve”.

Mourinho, që është pa punë që nga shkarkimi prej Manchester Unitedit në dhjetor, më herët ishte trajner i Realit, ku kishte fituar një titull të ligës dhe një Kupë të Mbretit.