Sport

Cruyff në kërkim të lavdisë në Kinë

Jordi Cruyff ishte kurioz kur i erdhi thirrja. "Kinë? Çfarë duhet të pres? Shumë gjëra më befasuan pozitivisht, derisa shumë gjëra të tjera duhet të bëhen dhe duhet kohë", thotë Cruyff, i biri i legjendës Johan Cruyff.

Nën drejtimin e ish-mesfushorit të Manchester Unitedit, ekipi i tij Chongqing Lifan, mblodhi 15 pikë në nëntë ndeshjet e fundit të edicionit të shkuar, të cilat mjaftuan për të siguruar mbetjen në Superligën e Kinës.

Edicioni i ri në futbollin e Kinës nisi të premten, kurse për herë të parë në këtë ligë do të paraqiten dy ish-mesfushorët e Premier Leagues, Marouane Fellanini (Manchester United) dhe Moussa Dembele (Tottenham).

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)