Sport

Neymar nuk përjashton mundësinë që një ditë do të luajë te Reali

Ylli brazilian i Paris Saint-Germainit, Neymar, ka refuzuar të përjashtojë mundësinë që një ditë të luajë te Real Madridi.

Ai është në sezonin e dytë te PSG-ja pas largimit nga Barça. Në 53 paraqitje ka shënuar 48 gola për parisienët, por spekulimet s’janë ndalur asnjëherë për largim nga kryeqyteti francez.

27-vjeçari ka pranuar se është i joshur nga mundësia që të kalojë te “Mbretërit” por ka shtuar se është i lumtur me jetën në Francë.

“Reali është një nga klubet më të mëdha në botë. Të gjithë që kërkohen nga Real Madridi do të ndiheshin të joshur të luanin aty, por jam i lumtur në Paris. Por askush s’e di të ardhmen, nuk po them që do të luaj për Realin”, ka thënë ai për “globo”.

Neymar po ashtu në këtë intervistë ka thënë se ka përmbushur një nga qëllimet e tij, që të luajë për Barçën.