Sport

Liverpooli ndalet nga Evertoni, lëshon kreun e Premier Ligës

Foto: Reuters

Liverpooli është ndalur vetëm baras në përballjen me Evertonin në xhiron e 29-të të Premier Ligës, për të lëshuar kreun e tabelës.

“Të Kuqtë” dhe skuadra rivale e qytetit barazuan pa gola në një ndeshje që u dominua nga ekipi i Jurgen Kloppit, sa i përket rasteve dhe posedimit të topit.

Pas barazimit të sotëm, Liverpooli mbetet i dyti në tabelë me 70 pikë. Manchester City mban kreun me 71 pikë pas fitores së djeshmen ndaj Bournemouthit.