Sport

Derbi i Romës i takon Lazios

Foto: Reuters

Lazio ka dhënë spektakël në derbin lokal kundër Romës, të cilën e mposhti me rezultat të thellë prej 3 me 0.

Ishte Caicedo ai që shënoi golin e parë për Lazion në minutën e 12 pas asistimit nga Correa, transmeton Koha.net.

Immobile e dyfishoi epërsinë në minutën e 72 duke shënuar nga penaltia.

Derisa për rezultatin përfundimtar prej 3 me 0 u përkujdes Cataldi duke shënuar në minutën e 89 të takimit.

Përkundër fitores Lazio mbetet prapa Romës në tabelës e klasifikimit me 41 pikë në vendin e 6, tre pikë më pak se rivali lokal që zë vendin e pestë.