Gattuso i pakënaqur: Kemi bërë një hap prapa Foto: Reuters

Gattuso i pakënaqur: Kemi bërë një hap prapa

02 March 2019 22:11

Gennaro Gattuso nuk duket se do të festojë që Milani i tij sot ka arritur të ngritet në pozitën e tretë në tabelën e klasifikimit, pasi nuk është i kënaqur me performancën e ekipit të vet.

Milani e arriti këtë duke fituar 1 me 0 ndaj Sassuolos, pas një autogoli nga Pol Lirolas, transmeton Koha.net.

“Kemi marrë rezultate pozitive ndaj Empolit, Lazios dhe Sassuolos, por duhet të luajmë më mirë”, është shprehur Gattuso për Sky Sport Italia. “Patëm vështirësi kundër një ekipi shumë të organizuar, ia dolëm në defansivë, por mund të bëjmë shumë më mirë kur e posedojmë topin. Ky është një hap prapa në aspektin e performancës”.

Ai thotë se ekipi i tij nuk është duke kaluar në një periudhë të mirë në këto dy javët e fundit, përkundër që tani është në një pozitë më të mirë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme