Golden Eagle Ylli mposht Ponte Prizrenin, fiton të bronztën në Kupë Foto: Ilustrim

Golden Eagle Ylli mposht Ponte Prizrenin, fiton të bronztën në Kupë

02 March 2019 21:55

Golden Eagle Ylli ka arritur të shënojë fitore në përballjen e sotme ndaj Ponte Prizrenit në kuadër të Kupës së Kosovës në basketboll.

Skuadra nga Theranda shënoi fitore bindëse ndaj Ponte Prizrenit me rezultat 91-67, transmeton Koha.net.

Me këtë rast Golden Eagle Ylli fitoi medaljen e bronztë, si vendi i tretë në Kupë.

Kujtojmë se në finale të Kupës do të përballen Rahoveci dhe Prishtina.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme