Sport

Milani mposht Sassuolon për të rrëmbyer pozitën e tretë

Milani ka shënuar fitore në San Siro në sfidën e sotme kundër Sassuolos.

Vendasit shënuan fitore minimale, por që ishte shumë e vlefshme në garën për top katërshe, transmeton Koha.net.

Autogoli nga Lirola në minutën e 35 ia dha pikët e plota Milanit.

Në vendin e tretë Milani tani ka 48 pikë, një më shumë se Interi që është në vendin e katërt. Sassuolo në vendin e 11 ka 31 pikë.