Sport

Celina shënon në fitoren e Swanseas ndaj Boltonit

Bersant Celina ndihmoi Swanean me një gol për të arkëtuar pikët e plota në sfidën e sotme ndaj Boltonit.

2 me 0 ishte rezultati përfundimtar i këtij takimi, transmeton Koha.net.

McBurnie shënoi golin e parë në minutën e 80, kurse Celina e dyfishoi epërsinë në minutën e 90+2 pas asistimit nga James.

Celina në këtë sezon ka shënuar 5 gola, derisa ka bërë 4 asistime për bashkëlojtarët.

Në Championship skuadra e Swanseas mban vendin e 13 me 47 pikë.