Sport

Ake: Mourinho më theu mendërisht

Mbrojtësi Nathan Ake ka pohuar se ishte i thyer mendërisht pasi dështoi të përfshihej në ekipin e parë të Chelseat në kohën e Jose Mourinhos.

Lojtari i Bournemouthit kaloi te Chelsea nga Feyenoordi si 16-vjeçar në vitin 2011 dhe zhvilloi gjashtë ndeshje në sezonin 2012-13 nën drejtimin e Rafael Benitezit.

Por me kthimin e Jose Mourinhos, Ake zhvilloi vetëm një ndeshje dhe u largua drejt Bournemouthit në vitin 2017.

“Hyra në ekipin e parë të Chelseat dhe luajta në drejtimin e Rafa Benitezit dhe pas largimit të tij mendova se ‘ky do të ishte sezoni im’. Pastaj erdhi Jose Mourinho dhe nuk stërvitesha. Kalova në ekipin e dytë dhe ishte gjëja më e vështirë për mua. Mendërisht isha fort i thyer”, ka thënë Ake për “The Telegraph”.

“Çdo gjë po shkonte mirë, luajta disa ndeshje dhe pastaj u ktheva në ekipin e rezervave”.