Sport

Chelsea shpreson ta mbajë Hazardin

Chelsea raportohet se ka planifikuar bisedime të reja me Eden Hazardin për kontratë të re pas raportimeve se Real Madridi ka shprehur interesim për belgun.

Ai është cak i Realit qe një kohë të gjatë, ndërsa në të kaluarën ka thënë se ka “ëndërruar” që një ditë të luajë për “Los Blancos”.

Reali e ka prioritet Hazardin në fund të sezonit, ndërsa “Le 10 Sport” raporton se Chelsea nuk është dorëzuar dhe dëshiron ta mbajë lojtarin.

Bisedimet për kontratë të re thuhet se do të nisin shumë shpejt.

Kontrata aktuale e Hazardit te Chelsea përfundon në fund të sezonit 2019-20.