Sport

Mundësve të sumos u ndalohet të mbajnë mjekër

Zyrtarët japonezë të sportit tradicional të sumos ua kanë ndalur mundësve të rrisin mjekrën, shkruan CNN.

Një numër i mundësve të sumos kishin zgjedhur të mos e rruanin mjekrën gjatë garave, duke besuar se një veprim i tillë sjell fat të keq, përcjell Koha Ditore.

Mirëpo, duke u mbështetur në rregullat e reja sipas së cilave ndalohen edhe tatuazhet dhe thonjtë e gjatë, autoritetet e sportit tradicional japonez kanë thënë se çdo dështim për t'iu përmbajtur këtyre do të fusë në telashe mundësit.

"Mundësit duhet të mbajnë higjienën personale", ka thënë plaku i Asociacionit Japonez të Sumos (JSA), Oguruma, pas një takimi me Bordin. "Zyrtarët dhe referët do të jenë në vëzhgim. Ringu i sumos është i shenjtë dhe është me rëndësi që spektatorët të mos shohin ndonjë gjë të pakëndshme".

Lëvizja shihet si tentim për të pastruar sportin pas një serie të skandaleve, përfshirë kurdisje të meçeve dhe dhunës në vitet e fundit...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)