Sport

Juve hyn në garë për Jamesin

Juventusi ka hyrë në garë për yllin kolumbian James Rodriguez.

Raportohet se Bayerni është klubi i parë që do të pyetet nëse dëshiron ta blejë kartonin e lojtarit, prandaj është në avantazh ndaj skuadrave të tjera, transmeton Koha.net.

Calciomercato raporton se Juventusi tani synon ta transferojë Jamesin që në dy sezonet e fundit është i huazuar te Bayerni nga Real Madridi.

E nga Juventusi mund të largohet Paulo Dybala.