Sport

Monchi i vendosur të kalojë tek Arsenali

Descriptive Text

Drejtori sportiv i Romas, Monchi, raportohet se akoma s’ka arritur marrëveshje me Arsenalin, por thuhet se është i vendosur të kalojë në Londër.

Ishte raportuar në fundjavë se Monchi do të pranonte ofertën nga Arsenali, por “Gazzetta dello Sport” raporton se akoma s’ka marrëveshje.

Gjithsesi, tash raportohet se spanjolli është i vendosur dhe dëshiron që verës të bëhet pjesë e “Topçinjve”.

50-vjeçari ishte i lidhur me Paris Saint-Germanin dhe me një rikthim në Sevilla, ndërsa ka një klauzolë largimi prej 1 milion eurosh.

Një kalim i tij tek Arsenali do të sillte ribashkimin me trajnerin e Unai Emeryn, me të cilin punoi te Sevilla në periudhën 2013-2016.