Guardiola shpreson të fitoj United ndaj Liverpoolit: “do të na bënte favor”

Guardiola shpreson të fitoj United ndaj Liverpoolit: “do të na bënte favor”

24 February 2019 12:57

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është duke shpresuar për një favor në Premier Ligë nga rivali, Manchester United.

City ka mposhtur Chelsean në Wembley ndërsa sot, prej orës 15 do të luaj United me Liverpool, për të cilën Guardiola shpreson në fitoren e United, transmeton koha.net.

“Sigurisht, për ne do të ishte mirë nëse United do të fitonte” ka thënë Guardiola.

City tani gjendet në vendin e parë në Premier Ligë me 65 pikë i ndjekur nga pas nga Liverpool me po ashtu 65 pikë, e që nëse humb sot nga United, Cityt do të mbetet në vendin e parë e Liverpool në të dytin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme