Mbappe thyen rekord të golave në Ligue 1 Foto: Reuters

Mbappe thyen rekord të golave në Ligue 1

23 February 2019 22:17

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe ka thyer rekord 37 vjeçar në elitën e futbollit francez.

20 vjeçari ka shënuar dy herë në fitoren e sotme prej 3 me 0 ndaj Nimesit për të arritur në kuotën e 51 golave në 88 paraqitjet e tij në Ligue 1, transmeton Koha.net.

Me 20 vjeç, dy muaj e tre ditë, Mbappe bëhet lojtari më i ri që arrin në kuotën e 50 golave, duke thyer kështu rekordin 37 vjeçar që e kishte vendosur Yannick Stopyra, i cili më 1982 kishte arritur shifrën e 50 golave kur ishte 21 vjeç, 11 muaj e nëntë ditë.

Aktualisht Mbappe është golashënuesi më i mirë në ligë me 22 gola, pesë më tepër se ndjekësi i parë Edinson Cavani, që momentalisht është i lënduar.

Në të gjitha garat ish-sulmuesi i Monacos në këtë sezon ka shënuar 27 gola në 31 paraqitje.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme