Sport

Tottenhami mposhtet nga Burnley, nuk i ndihmon kthimi i Kane

Rikthimi i Harry Kane nga lëndimi nuk i ka ndihmuar Tottenham Hotspurit në takimin që e humbi 2 me 1 nga Burnley.

Anglezi që nuk luajti që prej janarit shkaku i lëndimit që e pësoi në ndeshjen ndaj Manchester Unitedit, realizoi golin e barazimit në takimin të cilin vendasit e fituan në minutat e fundit.

Chris Wood realizoi për 1 me 0 në minutën e 57 ndërsa 26-vjeçari anglez barazoi në minutën e 65.

Ashley Barnes u përkujdes për befasinë ndaj Tottenhamit kur realizoi në minutën e 83.

Me këtë humbje Tottenhami mbetet në pozitën e tretë me 60 pikë, pesë më pak se Liverpooli e Manchester City.