Sport

Rashica lavdërohet për paraqitje në barazimin e Werderit

Anësori i përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica është lavdëruar për paraqitjen që kishte në barazimin 1 me 1 që Werder Bremeni e nxori me Stuttgartin.

Radiotelevizioni publik gjerman NDR në raportimin e ndeshjes e ka cilësuar Rashicën si lojtarin e vetëm që shkaktoi rrezik ndaj mysafirëve.

“Në sulm rrezikoi vetëm Rashica. Kosovari kishte dy raste të mira shënimi [minutat 15 dhe 30] dhe me shpejtësinë e tij i shkaktoi probleme mbrojtjes së Stuttgartit”, ka raportuar ky televizion.