Sport

Kloppi e sheh Solskjaerin si menaxher të përhershëm të Unitedit

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se Ole Gunnar Solskjaer duhet të jetë menaxher i përhershëm i Manchester Unitedit për shkak të suksesit që ka treguar që kur zëvendësoi Jose Mourinhon e shkarkuar.

Humbja në Anfield në mes të dhjetorit doli të jetë fundi i Mourinhos tek Unitedi me Solskjaerin që mori drejtimin si menaxher i përkohshëm deri në fund të sezonit. Norvegjezi bëri një transformim të ekipit dhe ka 11 fitore në 13 ndeshje, duke e kthyer Unitedin në garën për top-katërshe.

“Ai ka kualitet dhe kishte fatin në momentin e duhur. Ai është në krye dhe nuk kam dyshim se do të jetë menaxher edhe vitin e ardhshëm, kjo është e qartë”, ka thënë Klopp.

“A mund të mendoni situatën kur ata do të thonë: ‘Po sjellim një menaxher të ri?’ dhe pastaj ai pëson humbje dhe kjo nuk është e mundur. Ai e meriton 100 për qind. Ai bëri gjithçka që duhet të bëni për të qenë i suksesshëm”, ka shtuar menaxheri gjerman.

“Mënyra se si luajnë është ndryshe. Çfarëdo që them tani do të mendojnë njerëzit se nuk po e respektoj Jose Mourinhon por nuk ka arsye për këtë sepse është menaxher i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp.

“Në fund dukej se kishin probleme së bashku dhe e gjetën zgjidhjen për të përmirësuan situatën, natyrisht kjo funksionoi që prej ardhjes së Oles”, ka thënë veç të tjerash ai.