Sport

Dënohet Chelsea, s’ka të drejtë të transferojë lojtarë për dy afate kalimtare

Foto: Reuters

FIFA ka konfirmuar se ka dënuar Chelsean për thyerjen e rregullave.

BBC shkruan se klubi anglez nuk do të ketë drejtë të transferojë lojtarë në dy afatet kalimtare të radhës, transmeton Koha.net.

Ky dënim vjen pasi Chelsea ka thyer rregullat në transferimin dhe regjistrimin e lojtarëve nën moshën 18 vjeçare.

Gjithashtu është gjobitur me 600 mijë franga zvicerane, derisa Federata angleze është gjobitur me 510 mijë franga zvicerane.

Dënimi nuk e ndalon Chelsean në shitjen e lojtarëve, kurse nuk përfshin klubin e futbollit të vajzave dhe ekipit të futsallit.