Sport

Salah para sfidës me Unitedin: Kundër kujtdo që luajmë duam të fitojmë

Foto: Reuters

Mohamed Salah e di që Manchester Unitedi posedon në radhët e veta lojtarë të nivelit të lartë, derisa është duke kaluar në një formë të shkëlqyer rivali i përbetuar.

Megjithatë, ylli i Liverpoolit ka paralajmëruar Unitedit se ekipi i tij dëshiron pikët e plota ndaj kujtdo që luan, transmeton Koha.net.

“Djajtë e Kuq” e presin skuadrën e Jurgen Kloppit në Old Trafford me synimin që t’ia prishë planet për titull të Premier Ligës.

“Unitedi është i pamposhtur në nëntë ndeshjet e fundit në ligë, është në rrugë të mirë dhe dëshiron të fitojë ndaj nesh. Ata kanë lojtarë të mirë, madje edhe para se të fitonin 10 nga 11 ndeshjet e zhvilluara, kanë pasur lojtarë të mirë që nga fillimi i sezonit. Kanë ekip të mirë dhe tani po fitojnë në vazhdimësi, prandaj kanë besim, por në fund të ditës ne duam ta fitojmë ndeshjen. Ndaj kujtdo që luajmë, ne duam ta fitojmë ndeshjen”, është shprehur Salah për faqen zyrtare të klubit.

Unitedi e Liverpooli përballen të dielën nga ora 15:05.