Kloppi dënohet me 45 mijë funte për komente ndaj gjyqtarit

Kloppi dënohet me 45 mijë funte për komente ndaj gjyqtarit

21 February 2019 18:53

Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp është dënuar me 45 mijë funte pasi ka pranuar akuzën nga Federata angleze për komentet që ka bërë ndaj gjyqtarit Kevin Friend.

Trajneri gjerman ka thënë se performanca e gjyqtarit Friend gjatë barazimit 1 me 1 me West Hamin ishte ndikuar nga vendimi për të lejuar golin e Liverpoolit.

“Dëgjova se goli ynë ishte pozitë jashtë loje. Jam i sigurt se gjyqtari e dinte këtë”, kishte thënë Klopp.

Federata kishte thënë se Kloppi ishte akuzuar pasi komentet kishin vënë në dyshim integritetin e gjyqtarit.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme