Sport

Breakdancing propozohet si sport i ri në Lojëra Olimpike

Vallëzimi breakdance është propozuar për përfshirje në Lojërat Olimpike “Paris 2024”, kanë njoftuar organizatorët.

Ai është në mesin e katër sporteve që organizatorët do t’ia propozojnë Komitetit Ndërkombëtar Olimpik, krahas surfingut, ngjitje, skatebordit, që do të debutojnë në “Tokio 2020”.

Breakdancing ishte përfshirë në Lojërat Olimpike për të Rinj në Buenos Aires më 2018.

IOC do të konsiderojë propozimin dhe një vendim do të merret në dhjetor të vitit 2020, shkruan BBC.

Tony Estanguet, udhëheqës i komitetit organizativ për “Paris 2024”, ka thënë se përfshirja e sporteve të reja do t’i bënte Lojërat Olimpike më urbane dhe më artistike.