Presidenti i Atleticos: VAR-i është një turp

Presidenti i Atleticos: VAR-i është një turp

21 shkurt 2019 12:33

Presidenti i Atletico Madridit, Enrique Cerezo raportohet se ishte larguar nga tribuna pas anulimit të golit të Alvaro Moratas në sfidën e mbrëmshme ndaj Juventusit, ndërsa ka e quajtur VAR-in si diçka të turpshme.

Goli i Moratas u anulua vetëm pas shikimit të VAR-it për një faull në mbrojtësin Giorgio Chiellini e për këtë Cerezo ishte larguar nga tribuna e Ëanda Metropolitano i frustruar, transmeton Koha.net.

AS shkruan se 70 vjeçari ka kritikuar VAR-in duke thënë se, “përpara VAR-it nuk kishte asnjë problem. Tani janë dy. Më lejoni t’iu them ky është turp”.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme