Sport

Presidentit të Steauas gjyshi dhe babai i kanë lindur në një fshat të Korçës

Publicisti i njohur rumun, Dini Barbu, ka bërë një hulumtim të thellë duke zbuluar rrënjët e familjes të presidentit të Steauas, Xhixhi Bekali, që mbërriti në Rumani shumë vite më parë.

Barbu zbulon se gjyshi i presidentit ka lindur në fshatin Plasë të Korçës, teksa në vitin 1928 la Shqipërinë për të emigruar drejt Rumanisë, shkruan PanoramaSport.

Xhorxh Bekali, kishte 4 fëmijë, njëri prej të cilëve ishte edhe babai i presidentit të Steauas, i cili u martua me një vajzë rumune duke sjellë në jetë Xhixhin.

Një histori e mbushur plot me vuajtje dhe sakrificë, teksa xhaxhai i bosit të Steauas, Thoma Bekali bëri burg dhe u torturua për shkak se nuk dëshironte të tradhtonte shokët të cilët po rezistonin për procesin e kolektivizimit.