Rusia, Polonia dhe Kina janë opsionet e Avdijajt

Rusia, Polonia dhe Kina janë opsionet e Avdijajt

21 February 2019 12:00

Rusia, Polonia dhe Kina janë opsionet që i kanë mbetur sulmuesit të Përfaqësueses së Kosovës, Donis Avdijaj për të vazhduar karrierën, pasi te Willem II janë të vendosur për ta shitur gjatë këtij muaji. Kështu kanë raportuar mediumet holandeze, përcjell sot Koha Ditore.

Avdijaj 22-vjeçar është në Gjermani, derisa te klubi holandez zyrtarisht kanë thënë se ai po rikuperohet nga lëndimi i gjurit. Por e vërteta është se trajneri Adrie Koster nuk e dëshiron Avdijajn në ekip, të cilin e suspendoi për shkak të thyerjes së rregullave të klubit.

Në fund të vitit të shkuar, Avdijaj pak para ndeshjes së rëndësishme me Emmenin, u largua nga hoteli pa lejen e trajnerit së bashku me dy lojtarë të tjerë.

Që nga ajo kohë, ai nuk ka luajtur te Willemi dhe ekipi po mundohet që deri në fund të këtij muaji ta largojë për të fituar ndonjë para.

Ai javën e shkuar ishte pranë kalimit te Luzerni, por transferimi i tij dështoi pasi skuadra zvicerane nuk pati mjete financiare të mjaftueshme.

Kështu që, Avdijaj karrierën gjatë këtij muaji mund ta vazhdojë në Rusi, Poloni apo edhe Kinë, në vende ku afati kalimtar i dimrit është ende i hapur. Në Rusi, afati kalimtar mbyllet më 22 shkurt derisa në Poloni dhe Kinë më 28 të këtij muaji....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme