Sport

Një skuadër po u jep shpresë palestinezëve të rinj të prekur nga kanceri

Katërmbëdhjetëvjeçari Moatasem al-Nabeeh vuan nga tumori në tru. Një skuadër e re e futbollit për të rinj është themeluar në Gaza për pacientët e rinj palestinezë me kancer dhe po u jep shpresë atyre.

"Unë jam më i lumtur tash, unë luaj dhe kam bërë shokë të rinj.

Na kanë thënë se mund të luajmë, mund të luftojmë sëmundjen tonë dhe të mposhtim atë", thotë al-Nabeeh, ndërsa bën pompa në fushë me uniformën verdhë e kaltër, përcjell Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Champions Academy, një nga shkollat më të mëdha të futbollit në Gaza, nisi krijimin e skuadrës pesë muaj më parë, dhe në shkurt "Skuadra Shpresa" ka nisur të luajë.

Skuadra përbëhet nga 18 lojtarë, të moshës nga 12 deri në 17 vjet, që të gjithë të diagnostikuar me kancer dhe garon kundër skuadrave të tjera të ligave të akademisë që kanë lojtarë të shëndoshë.

"Si gjithë fëmijët në Gaza, apo kudo në botë, këta djem kanë ambicie, ata duan të bëhen futbollistë dhe ne po mundohemi t'i ndihmojmë ata të arrijnë këtë", thotë Rajab Sarraj, shefi ekzekutiv i Champions Academy...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)