Suarez në qendër të kritikave për shterpësinë në Evropë Foto: Reuters

Suarez në qendër të kritikave për shterpësinë në Evropë

21 February 2019 10:51

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, është në shënjestër të kritikëve pas shterpësisë që po shfaq në ndeshjet si mysafir në garat evropiane.

Ai nuk ka realizuar për më tepër se 25 orë, përfshirë 90-minutëshin e fundit me Olympique Lyonin (0:0) të martën mbrëma, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales të Ligës së Kampionëve, transmeton Koha Ditore shkrimin e Reuters.

Uruguaiani është golashënuesi i dytë më i mirë në Spanjë me 15 gola në ligë, mirëpo nuk ka shënuar gol në Ligën e Kampionëve në ndeshjet si mysafir që nga barazimi 1:1 me Romën në shtator të vitit 2015. Seria e tij pa gola në udhëtim është shtrirë në 16 ndeshje rresht.

Atij i mungoi mprehtësia dhe shpejtësia e mendimit në Lyon, duke lëshuar rastin më të pastër të Barcelonës në pjesën e dytë dhe shpesh humbiste topin, duke penguar kështu rrjedhën e Barcelonës në një ndeshje ku pati 25 gjuajtje, por vetëm pesë në drejtim të portës...(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme