Sevilla eliminon Lazion nga Liga e Evropës

Sevilla eliminon Lazion nga Liga e Evropës

20 shkurt 2019 19:48

Sevilla ka eliminuar Lazion nga Liga e Evropës, për të siguruar vend në 1/8 e finales.

3 me 0 ishte rezultati i përgjithshëm pas dy ndeshjeve.

Pas fitores si mysafire 0 me 1, Sevilla fitoi sot në shtëpi 2 me 0.

Ben Yedder dhe Pablo Sarabia realizuan golat për fitoren e spanjollëve.

Dy ekipet mbyllën ndeshjen me nga një futbollist më pak në fushë pas ndëshkimit me të kuq të Vazquezit te Sevilla dhe Marusicit të Lazios.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme