Miller thotë se Joshua mund ta humbë titullin pasi bën shumë gabime Foto: DAZN

Miller thotë se Joshua mund ta humbë titullin pasi bën shumë gabime

20 February 2019 18:54

Shumë muaj para meçit në New York, i pamposhturi i botës në pesha të rënda, Anthony Joshua, dhe kundërshtari i tij amerikan, Jarrell “Big Baby” Miller, mbajtën konferencë për shtyp në “Gotham”.

Ky duel do të shënojë edhe luftën për titull të Joshuas për herë të parë jashtë Britanisë së Madhe, transmeton KTV.

“E di se çfarë po bëj. Nëse tifozët dhe mediat e shohin atë, është e gjitha për të cilën kujdesem. Nuk më duhet ta bind veten. Kam lindur i bindur”, ka deklaruar Miller për Reuters.

“’Baby Miller’ është çfarë është. Edhe nëse i vëni atij përballë 15 kundërshtarë, ai vepron njëjtë. Është kush është. Nuk mendoj se është duke ndikuar në mua”, ka thënë nga ana tjetër Joshua.

Miller është po ashtu i pamposhtur me rekord prej 24 luftërave, 23 fitoreve dhe një barazimi.

Joshua e mposhti Wladimir Klitschkon në “Wembley” në prill të vitit 2017-të, e më pas u ndesh me Carlos Takam dhe Joseph Parker në Uells, para se të rikthehej në “Wembley” për të triumfuar kundër Alexander Povetkin në shtator.

30-vjeçari Miller tha se Joshua bën shumë gabime dhe se mund ta humbë titullin.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme