Tifozët e Bursasporit urojnë Pavarësinë: “Serbia është Kosovë”!

Tifozët e Bursasporit urojnë Pavarësinë: “Serbia është Kosovë”!

20 February 2019 11:16

Jemi mësuar të shohim në stadiume të kundërtën e kësaj. Zakonisht tifozëritë serbe, por edhe ato sllave, greke dhe grupime që kanë binjakëzime me grupet kryesore të Serbisë, shpesh kanë hapur në stadiume parullën “Kosova është Serbi”. Por kësaj radhe është e kundërta.

Në stadiumin “Timsah Arena”, apo i njohur ndryshe si “Krokodili”, gjatë sfidës Bursaspor-Rizespor, është shfaqur parulla “Serbia është Kosovë”, me tifozët vendës që kanë vendosur në këtë formë të nderojnë pavarësinë e shtetit më të ri të Europës, transmeton "Gazeta Shqiptare".

Në Bursa jeton komuniteti më i madh popullatës me origjinë shqiptare.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme