Sport

Liverpool e Bayern ndahen në paqe

Foto: Reuters

Nuk ka pasur fitues në ndeshjen e parë ndërmjet Liverpoolit dhe Bayern Munichut në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.

Për 90 minuta asnjëra prej skuadrave nuk arriti të gjejë rrugën e golit, me Liverpoolin që shpërdoroi më tepër raste para portës së Manuel Neuerit, transmeton Koha.net.

Ishte Sadio Mane që shpërdoroi rastin ëmë të mirë në takimin e sotëm në pjesën e parë, duke çuar topin jashtë portës nga afërsia përkundër që ishte ballë-përballë me Neuerin.

Xherdan Shaqiri nuk u inkuadrua fare në këtë takim në radhët e Liverpoolit, kurse në radhët e Bayernit në bankinë ishte i riu Meriton Shabani, që po ashtu nuk u inkuadrua.

Ndeshja e kthimit zhvillohet më 13 mars në Allianz Arena.