Sport

Pizarro po vazhdon të vendosë rekorde në Bundesligë

Në moshën 40-vjeçare dhe ende duke shënuar gola, Claudio Pizarro nuk është i gatshëm të pensionohet.

Sulmuesi i Werder Bremenit është bërë lojtari më i vjetër që ka shënuar gol në Bundesligën gjermane, kur realizoi në barazimin 1:1 të shtunën ndaj Herthas. Ai i siguroi skuadrës së tij një pikë të rëndësishme në luftën për një vend në kupat evropiane, shkruan Koha Ditore.

"Jam shumë krenar që kam shënuar gol", ka thënë Pizarro, që ishte 40 vjet e 136 ditë të shtunën.

Pizarro ka thyer për 15 ditë rekordin. Rekordmeni i kaluar ishte Mirko Votava, që shënoi golin e tij të fundit në Bundesligë, po ashtu për Bremenin në gusht të vitit 1996.

"Nuk kam mundur të imagjinoj një pasardhës më të denjë të këtij rekordi sesa Claudio", ka thënë Votava. "Ai është njeri fenomenal dhe një fenomen sportiv. Jam shumë i lumtur për të dhe ai e di këtë. Ne kemi biseduar disa herë në javët e fundit dhe i thashë se ka mundësi të më thyejë rekordin këtë stinor"... (Më gjerësisht lexoni në Koha Ditore)