Marcelo konsideron largimin nga Reali

Marcelo konsideron largimin nga Reali

19 shkurt 2019 08:53

Mbrojtësi i Real Madridit, Marcelo, raportohet se është shprehur i frustruar me situatën e tij te klubi dhe ka kërkuar largim nëse gjërat nuk ndryshojnë.

Lojtari ka kontratë deri në vitin 2022, por për shkak të lëndimeve ka ngecur me paraqitje këtë edicion.

Teksa Cristiano Ronaldo po përpiqet ta bindë që të kalojë te Juventusi, Marcelo është takuar me drejtuesit e Realit të hënën për të diskutuar për të ardhmen, raporton “COPE”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme