Robben: “Anfield” është stadiumi më i keq në botë

Robben: “Anfield” është stadiumi më i keq në botë

17 shkurt 2019 11:06

Bayern Munih nuk po kalon formën e tij më të mirë.

Ekipi gjerman do përballet në Champions League me Liverpoolin i cili ndodhet në top formë.

Në prag të kësaj ndeshjeje mesfushhori holandez Arjen Robben e ka cilësuar stadiumin e “Anfieldit” si më të keqin në botë, transmeton KosovaPress. Bavarezët do të udhëtojnë drejt Anglisë për të luajtur të martën sfidën e parë mes dy ekipeve.

Robben, i cili do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit, nuk ka kujtime të mira nga ky stadium, që nga koha kur luante me Chelsean.

“Nëse më pyesni për stadiumin më të keq në botë, ju them se ai i Liverpoolit është i tillë. Unë kam qenë dhe do të mbetem një shënjestër e tifozëve të atij stadiumi”, tha Robben.

“Megjithatë, unë jam gati për këtë sfidë dhe nuk kam asnjë problem të luaj aty. Në shkojmë për fitore edhe pse Liverpooli po bën një paraqitje të mirë këtë sezon dhe kryeson në Premier Ligë. Janë dy ndeshje, ndaj gjithçka mund të ndodhë”, u shpreh Robben.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme