Rrugëtimi dhe frymëzimi i veçantë i boksierit që synon titullin e botës

Rrugëtimi dhe frymëzimi i veçantë i boksierit që synon titullin e botës

17 February 2019 16:31

Ai ishte vetëm Abdul Awad kur jetonte me tetë anëtarë të familjes së gjerë, sipër shitores “Mr. Mohammed” në Liverpool. Është ende atje, është vendi ku turistët ndalen për ujë pasi të bëjnë një fotografi në afërsi të asaj shtëpie të vjetër.

Ai ishte gjashtëvjeçar kur shikoi Nassem Hamedin të fitonte titullin IBF në peshën pendël të boksit profesionist në fillim të vitit 1997, në “London Arena” tash të prishur.

“Gjithë arabët shikonin Nazin”, rikujton Awad. Awad dhe Hamed, të dy kishin prindër nga Jemeni, të dy jetonin në dhoma të vogla me shumë anëtarë.

Kur Abdul Awad ishte 12-vjeçar, familja e tij u shpërngul në Sheffield, në një zonë të rrezikshme. Ishte një vend ku ishte e pamundur për gjithë familjen që të evitonte telashet që kishin goditur jetën dhe ëndrrat e njerëzve. Ishte në një xhami, pak kohë pasi u shpërngul në Sheffield, ku u takua me idhullin Hamed, shkruan “The Independent”, transmeton “Koha Ditore”. Dhe Hamed ishte idhull i vërtetë. Hamed kur ishte kthyer në Jemen, pas titullit, ishte rrethuar aq shumë nga njerëzit, sa u desh sigurimi i armatosur për të larguar turmën.

Awad donte të boksonte. Hamed i tregoi atij për një trajner të famshëm, Brendan Inglen dhe palestrën e tij që bën mrekulli të boksit.

Awad bëri rrugën, u takua me Inglen dhe jeta e tij u transformua, siç ishte transformuar për shumë persona që kishin kaluar nëpër palestër të tij. Ingle nuk arriti të shpëtonte të gjithë, por ai provoi të paktën. Ingle kurrë nuk ndalonte së provuari dhe Awad ishte një nga projektet e tij të fundit.

Brendan Ingle e mbajti Awadin në ring të boksit dhe kështu edhe larg nga burgu.

Emri i ri për boks

Në kohën kur Awad ishte 15-vjeçar, ai la shkollën. Atij iu ndalua transporti publik dhe po ndante një shtëpi me boksierët e tjerë të trajnerit Ingle, në afërsi të palestrës. Ishte në të njëjtën rrugë ku kishte jetuar Nassem Hamed.

Awad po ndiqte një rrugë; “Maktub”, vazhdonte të thoshte ai. Ishte e shkruar, ka kuptimin fjala. Të dy jemenas, të dy jetonin sipër një shitoreje në një kënd dhe të dy jetonin në Rrugën Newman. “Maktub”.

Awad tash njihet si Kid Galahad, një emër e mbiemër që i dha trajneri Brendan dhe ai po ndjek një rrugë të luftëtarëve të riemëruar: Paddy O'Reilly, boksieri i zi i peshës së rëndë nga Derby, Tony Montana një refugjat nga Kosova, dhe ndoshta më i çuditshmi nga të gjithë, Slugger O'Toole, një boksier i peshës super të mesme nga Nottingham, emri i vërtetë i të cilit ishte Fidel Castro Smith. Kid apo Awad është mu në këtë mes.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme