Sport

Fekir afër të vazhdojë kontratën me Lyonin

Presidenti i Lyonit, Jean-Michel Aulas thotë se Nabil Fekir është shumë afër që të vazhdojë kontratën.

Përfaqësuesi i Francës ka kontratë deri në fund të këtij sezoni, derisa në verë ishte shumë afër që të bashkohej me Liverpoolin, me lojtarin që raportohet se ka dështuar të kalojë testet mjekësore, transmeton Koha.net.

“Kemi avancuar në vazhdimin e kontratës së Fekirit, tani jemi duke e diskutuar dhe së shpejti më duhet ta takoj Fekirin, nuk jemi në fazën finale, por kemi avancuar”, është shprehur Aulas, raporton Sky Sports.