Piatek shkruan historinë te Milani

Piatek shkruan historinë te Milani

16 shkurt 2019 23:19

Krzysztof Piatek sot ka bërë histori në fanellën e Milanit.

Në vetëm 310 minuta ai ka arritur të shënojë gjashtë gola për Rossonerët, saktësisht në 18 tentimet e tij për gol, transmeton Koha.net.

Ish-sulmuesi i Genoas ka shënuar gjashtë gola në katër paraqitje si titullar në Serie A dhe Kupën e Italisë, përfshirë fitoren e sotme në udhëtim tek Atalanta, 1-3, ku ai shënoi dy herë.

Milan TV raporton se asnjë sulmues më parë nuk ka arritur ta bëjë këtë në fanellën e Milanit.

Piatek ka thyer rekordin e Gunnar Nordahlit, i cili e bëri këtë për 419 minuta, i cili pasohet nga Mario Balotelli për 433 minuta.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme