Milani mposht Atalantan, shkëlqen sërish Piateku Foto: AC Milan

Milani mposht Atalantan, shkëlqen sërish Piateku

16 February 2019 22:24

Milani ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme në udhëtim tek Atalanta për ta përfocuar pozitën e katërt që dërgon në Ligën e Kampionëve.

1 me 3 ishte rezultati përfundimtar i takimit të sotëm, transmeton Koha.net.

Vendasit e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e 33 përmes Freulerit.

Milani u kundërpërgjigj për mrekulli duke shënuar tre herë në vazhdim të takimit.

Piatek, që po kalon në një superformë, shënoi dy herë. E një gol e shënoi Calhanoglu.

Në vendin e katërt tani Milani ka 42 pikë, derisa Atalanta në një pozitë më poshtë ka 38 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme